Shkodra Post
AktualitetSport

Kampionati i lë vendin Kupës dhe zgjedhjeve. Ja kur luhet java e 33-të e Superiores

Kategoria Superiore ka mbyllur sot javën e 32-të të saj, por për të parë skuadrat në fushë për javën e 33-të, duhet pritur 10 ditë. Kjo, pasi futbolli shqiptar nuk mund të kthehet në terrenet e lojës në fundjavën e ardhshme për shkak të zgjedhjeve lokale.

Meqë policia nuk merr përsipër të garantojë sigurinë në stadiume gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ato pasardhëse, kampionati zhvendoset kësisoj në mesjavën e ardhshme, me të gjitha ndeshjet që janë parashikuar të luhen të mërkurën më 17 maj.

Të gjitha sfidat në një ditë dhe në një orar, siç e parashikon rregullorja, përveç derbit. Nëse katër sfida do të luhen në orën 15:00, sfida që me shumë mundësi do të jetë përcaktuese në luftën për titullin, mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet në orën 18:30.

JAVA 33/ 17.05.2022

Erzeni-Bylis ora 15:00
Vllaznia-Teuta ora 15:00
Kukësi-Laçi ora 15:00
Kastrioti-Egnatia ora 15:00
Tirana-Partizani ora 18:30

Related posts

“Djalë i mirë, e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, Benet Beci flet pas deklaratës së Luizit për ndihmën që i dha…

I vihet tritol banesës së babait të Leonard Dukës, kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt

Sofra e Iftarit e shtruar nga shoqata “Istanbul”, Spahia: Kemi aq shumë nevojë si shoqëri për mësimet e bukura të Kuranit…