Të dashur banorë të Vau Dejës
Me votën tuaj i dhatë vlerë triumfit të lirisë, dinjitetit njerëzor, dhe shëmbullit për të shkuar përpara
Dua të falenderoj secilin prej jush, që me vullnet të plotë më besuat për t’i dhënë Vau Dejësit hijeshinë që meriton
Përulem ndaj çdo banori të Bushatit, Hajmelit, Vig-mnelës, Temalit, Shllakut dhe Vau Dejës !
Shtabi elektoral, i kryesuar nga të rinjët ishte pa dyshim nisja më e mirë drejt këtij rezultati! Sot i them FALEMINDERIT secilit prej tyre
Ekspertë të fushave të ndryshme, ata që i dhanë vlerë hartimit të një programi që u mirëprit nga çdo banorë i Vau Dejësit!
Secilit prej aktorëve politik që më propozoi, besoi dhe më mbështeti! Duke nisur nga Kryetari aktual i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani, e deleguara e Qarkut Znj. Elisa Spiropali, aleati yne, miku i të gjithëve Tom Doshi dhe Kryeministri i vëndit Edi Rama
Mirënjohës për suportin më të madh që marr çdo ditë, mbështetjen e pa kushtëzuar të familjes
Përqafime për secilin prej jush
Nga sot nis ndryshimi, në rrugën e përbashkët për Vau Dejësin tonë
Fitorja është e juaja, e gëzofshim të gjithë bashkë