Shkodra Post
AktualitetSport

Bylisi “kërcënon” para sfidës me Erzenin: Nuk ka asgjë të pamundur

Gara e mbijetesës është një çështje mjaft e nxehtë në Superiore.

Plot 4 ekipe i ndajnë 7 pikë teksa kanë mbetur edhe 12 të tjera në lojë. Erzeni, Kukësi, Bylis dhe Kastrioti janë 4 ekipet e mbetura që në 4 ndeshjet e fundit do të luftojnë për të shpëtuar sezonin e tyre.

Bylisin e vëndit të 8-të e ndajnë 4 pikë nga Kukësi i zonës play-out ndaj në këto sfida të fundit do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën duke filluar që nga sfida e rradhës, pikërisht me një rival si Erzeni.

Të mërkurën në orën 17:00, ballshiotët do të sfidojnë shijakasit në Niko Dovana me objektivin e vetëm, fitoren.

Përpara kësaj sfide, klubi Bylisit ndan me ndjekësit një postim në rrjete sociale me diçiturën: Nuk ka asgjë të pamundur!

Related posts

Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit të njohur?

Deputeti i Shkodrës Agron Çela braktis PL, i bashkohet PS së Edi Ramës…

Nga Endrit Dokle te nipi i deputetit të PS, kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai dhe udhëheqin krimin nga suitat luksoze…