Shkodra Post
AktualitetSport

Te Vllaznia presin Malen, doktori: Filluam rehabilitimin. Shpejt në fushë

Esat Mala padyshim ishte lojtari më i spikatur i Vllaznisë në këtë sezon futbollistik. Mesfushori i njohur u penalizua nga një dëmtim në klavikul, që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Në kulmin e sezonit, Mala la fushën ndaj Partizanit i dëmtuar. Megjithatë gjithçka ka kaluar dhe tashmë shtatshkurtri është në periudhë riaftësimi.

Është doktori i Vllaznisë, Haxhaja, i cili tregon se shumë shpejt ai do të jetë në fushë. “Filluam rehabilitimin. Shpejt në fushë”, shkruan Haxhaja.

24-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asiste. Në skuadër e presin me padurim rikthimin e tij për cilësitë teknike që zotëron në fushë. /newsport.al

Related posts

Vriten babë e bir në Shkodër/ Një natë më parë iu dogjën shtëpinë, sot i ekzekutuan, kush janë viktimat (Emrat)

Bardh Spahia: Bashki e hapur dhe në shërbim të çdo qytetari. Ky është modeli ynë dhe në 4 vitet në vazhdim

Miratohet paketa ekonomike, Manastirliu: Përfitojnë mbi 64 mijë familje