Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në lagjen Skenderbeg të Shkodrës…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Related posts

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kamëz, kamioni përplas për vdekje Olsin, personazhin e njohur të “TikTok”…

Portieri i Tërbunit të Pukës përfundon në spital, u godit me taka në fytyrë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut.Arbitri shkodran Albano Stolaj ndërpret ndeshjen…

I zhdukur rreth 1 vit më parë, SPAK bën lëvizjen e papritur ndaj Ervis Martinajt…