Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21 vjeçari në pikën kufitare Hani Hotit…

PKK Hani i Hotit/ Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Transportonte shtetas pakistanezë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Related posts

Nis puna në aksin Velipojë- Shëngjin/ Banorët e fshatit Rrjoll: Shpresojmë që të ketë ndikim pozitiv në turizëm…

Spahia: Thellësisht mirënjohës për këtë mbështetje dhe optimizëm që marr nga çdo shtërngim duarsh dhe bisedë me bashkëqytetarët…

Shkodër/ Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale…