Shkodra Post
AktualitetSport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2023

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja e zakonshme thirret për zhvillimin e punimeve një herë në vit.

Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë njohur ndërkohë me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje.

Në Asamble do të diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2022, raporti financiar, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilanci për vitin e kaluar.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2023 si edhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit, projekte apo edhe tema të tjera.

Related posts

Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru, shtrohet me urgjencë në spital…

Shkodër/ Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”, në pranga 44 vjeçari…

Fjala e kadidatit Spahia në takimin elektoral në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, i pranishëm lideri historik i PD z. Sali Berisha…