Shkodra Post
AktualitetSport

Juventusi mesazh tifozëve: Nëse biem në Serinë B ulim çmimet e biletave me 30%

Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin 2023-2024 dhe si fillim, bardhezinjtë do të bëjnë abonimet për tifozët që duan të ndjekin të gjitha ndeshjet në stadium.

Por, një detaj në njoftimin që Juventusi u ka bërë tifozëve, ka marrë jo pak vëmendje.

Për sa i përket abonimeve Premium, bardhezinjtë kanë menduar që të rimbursojnë tifozët në çdo rrethanë.

Kështu, nëse Juventusi zhgënjen dhe nuk shkon në Kupat e Europës, do të bëhet një ulje çmimi në 15%, ndërkohë që nëse Juventusi bie në Serinë B, atëherë ulja e çmimit do të jetë 30%.

“Parapagesa do të bëhet në vlerën 85% dhe në rast se arrijmë të kualifikohemi në njërin nga kompeticionet Europiane, atëherë duhet që deri në datën 30 qershor të bëhet edhe pjesa tjetër e pagesës.

Rimbursim i 30% të biletës në rast të rënies në Serinë B”, shkruhet në emailin që klubi i ka dërguar tifozëve të Juventusit.

Related posts

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…

Aksident pranë fshatit Beltojë në Shkodër, plagoset rëndë 61 vjeçari…

Kandidon nën siglen e Legalitetit, Valbona Quku Lisha kërkon voten e bashkëqytetarëve për këshillin bashkiak Shkoder…