Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ Udhëtonte me ‘Glock’ në derën e makinës, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë…

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi Stilian Leka, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”. Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë “Glock”, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy përsona një tjetër i plagosur…

VIDEO/ Arrestohet 20 vjeçari në Shkodër, u kap duke shitur doza lënde narkotike…

Prokurori i Shkodrës, Agron Bushati konfirmohet në detyrë