Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Ekspozita “Duartrokitje” nga Artan Draçini/Artisti është frymëzuar nga bota e spektaklit televiziv për pikturat e tij…

Galeria e Arteve në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e piktorit shkodran Artan Draçini. “Duartrokitje” përmbledh punimet e tre viteve të fundit , rreth 20 të tilla ndërsa frymëzohet nga bota e spektaklit nga ku merr shkas edhe titulli i saj.

Duke u nxitur nga epoka e sotme televizive ku programet dhe reality show po zënë një hapësirë dhe vëmendje të madhe në shoqërinë e sotme shqiptare, piktori Draçini e shikon si një moment reflektimi.

Draçini ka lindur në Shkodër ndërsa ka përfunduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 2013-të. Ka punuar si mësues pikture dhe më pas lektor i lëndës së vizatimit e grafikës.

Related posts

Bardh Spahia: Çdo bisedë me të rinjtë është burim frymëzimi dhe energjie…

Luizi -Bledit:“Ti mendon se do qëndrosh deri në fund?”

Rriten tarifat e patentave, por zgjatet vlefshmëria! Kur hyn në fuqi vendimi