Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

“Do të ketë përplasje”, Hoxha komenton tritolin ndaj Ndrecës: Njollosi fushatën, nëse donin ta eliminonin fizikisht…

Fushata e 14 majit do të ketë përballje dhe përplasje. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha në një intervistë për Faxnews.

Duke u ndalaur te sulmi me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Hoxha tha se kjo ngjarje njollosi fushatën teksa opozita do e cilësojë atë si një sulm direkt pas saj.

Për gazetaren Rovena Neziri, Hoxha tha se eksplozivi nuk ka synuar eleminimin fizik të Ndrecës.

“Edhe kjo fushatë janë kthyer në fushë beteje forcat politike që munguan në zgjedhjet e kaluara.

Mosmarrja pjesë në zgjedhjet e kaluara, beri që i gjithë pushteti të kalojë në duart e mazhorancës.

Rifutja në garë e forcave opozitare ka bërë që fushata, ka dhënë shenjat që do të jetë fushatë që do të ketë përballje dhe përplasje. 

Në këto zgjehdje pritej që njësia e vogël të Vaut të Dejës të kishte garë por jo të këtyre përmasave.

Ngjarja që ndodhi në Vaun e Dejës me objetkiv Bernard Ndrecën, ka njollosur fushatën që në momentin e parë. Objektivi i atentatit ka qenë një përfaqësues politik i rëndësishëm për zonën që ne flasim.

Kjo tërheq vëmendjen. Opozita do të cilësojë një sulm direkt ndaj saj dhe do akuzojë mazhorancën.

Gjëja kryesore në këtë histori se nuk ka humbje jete njerëzore.

Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore, ka njollosur imazhin e vendit. Është ngjarje që ka rritur klimën e tensionit në fushatë dhe ndodhi para vizitës së Escobar në Tiranë. Kjo ngjarje ka edhe në efekt tjetër, nuk e shamng dot efektin politik.

A kanë synuar ta eleminojnë fizikisht? Ata kanë vonuar tek 7 minuta për të vendosur eksplozivin. Ata nuk i pengonte që ta vendosnin eksplozivin nga ana tjetër që efekti do të ishte shkatërrues.  Fakti që e vendosën në krahun e pasagjerit, në pjesën e gomës, duket që eksplozivi, sasia nuk është e madhe por unë mendoj që nëse një profesionist  ka ndërmënd të të marrë jetën ai di ku ta vendos. Eksplozivi nuk ka synuar eliminim fizik”– tha Hoxha.

Related posts

Spahia: Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim…

Komiteti Ekzekutiv i FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2023

Sërish krisma, plagoset me armë zjarri një person në Malësi të Madhe, autori në kërkim (Emri)