Shkodra Post
AktualitetSport

2 mungesa te Vllaznia për sfidën ndaj Egnatias

Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta përveç asaj të Malës në përballjen e së dielës ndaj Egnatias. Dy mbrojtës të shkodranëve do të mungojnë në këtë sfidë.

Bëhet fjalë për Geralb Smajlin, i cili dje mësohet se ka kryer një trajtim mjekësor në gju dhe shumë shpejt pritet të jetë në stërvitje.

Po ashtu edhe malazezi Darko Bulatoviç, që pësoi një tërheqje në këmbën e majtë, pritet të jetë jashtë për rrogozhinasit.

Nga sa mësohet tërheqja është serioze dhe është thuajse e sigurt se mbrojtësi malazez do të mungojë në sfidën e radhës.

Related posts

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, 5 ndeshje pezullim për lojtarin e Tiranës

Benet Beci e çel diten me falenderim për çdo qytetar që kanë arritur të ruajnë shtëpitë karakteristike shkodrane…

Benet Beci në Zdrale: Zona të tilla, duke u trajtuar me kujdes, mund të kthehen në hapësira tërheqëse edhe për vizitorët…