Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

14 maji/ KQZ miraton emrat e deputetëve të rinj që futen në Kuvend…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar emrat e 4 deputetëve të rinj që do të futen në Kuvend, të cilët do të zëvendësojnë ata që lanë mandatet për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Besjon Ajazi, i cili do të garojë për Partisë Socialiste për bashkinë Gramsh do të zëvendësohet në Kuvend nga Shkëlqim Bullari.

Belind Këlliçin, i cili garon për bashkinë Tiranë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, do ta zëvendësojë Asllan Dogjani, ndërsa mandati i Zef Hilës, që garon për bashkinë Vau i Dejës, i kalon Lodovik Hasanit.

Luçiano Boçi, i cili garon për bashkinë Elbasan, do të zëvendësohet nga Qani Xhafa.

Related posts

EMRI/ Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë…

Sulmet kibernetike, nga nesër nuk do të ketë aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti…

Benet Beci: Shkodra, arsyeja pse hyra në politikë. Ekonomia, kryefjala e projekteve të mia për shkodranët…