Shkodra Post
AktualitetEkonomiLajmi i Fundit

Karburantet/ Rritet me 7 lekë çmimi i naftës, më shtrenjtë edhe benzina…

Kanë ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke pësuar një rritje.

Me vendim të Bordit të Transparencës, është rritur me 7 lekë çmimi i naftës, ku tashmë do të tregtohet me 197 lekë për litër, ndërsa po ashtu është rritur me 4 lekë edhe çmimi i benzinës, duke shkuar në 190 lekë/litri. Çmimi i gazit do të jetë 80 lekë për litër.

Vendimet e Bordit do të hynë në fuqi në orën 18:00 të kësaj të shtune (4 mars) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të gjitha çmimet e vendosura:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Related posts

Zjarri shkakton dëme të shumta materiale, reagon spitali i Shkodrës: S’ka pacientë të lënduar, po merren masa…

“Do të jetë e jashtëzakonshme”, ku do të mbahet finalja e “Big Brother VIP”? Eduart Grishaj zbulon detajet…

Abazaj: Ishte fitore karakteri sepse treguam personalitet