Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku mësohet se një person i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji.

65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatane. Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related posts

“Ahengu shkodran” ul siparin / Eventi organizohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore…

Shkon në 1120 Ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, bllokohet aksi Peshkopi- Lurë nga bora, si paraqitet situata e motit në vend…

Arrestohen 7 punonjës së Postës Shqiptare, përvetësonin Pensionet…