Shkodra Post
AktualitetEkonomiLajmi i Fundit

Miratohet paketa ekonomike, Manastirliu: Përfitojnë mbi 64 mijë familje

Mbi 64 mijë familje do të përfitojnë nga paketa e mbështetjes ekonomike.

Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se qeveria kishte miratuar paketën.

Nga 1 tetori gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Personat me aftësi të kufizuara do të marrin 1 mijë lekë më tepër. Po e njëjta ndihmë do i jepet edhe personave mbi 65 vjeç që nuk marrin pension.

“Një tjetër vendim sot është marrë në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona”, tha Manastirliu.

Related posts

Kalaja e Shkodres numër i lartë vizitorësh/ Nga janari në korrik 2023, mbi 66 mijë vizitorë në kala…

Ndryshim orari për sfidën Vllaznia-Bylis, ja kur hap dyert “Loro Boriçi”…

Përplasje e ngushtë mes dy palëve, analiza e BIRN: Rama rrezikon të humbasë Bashkinë e Malësisë së Madhe…