Shkodra Post

Dëbora në Qarkun Shkodër, situatë e rënduar në këtë bashki

Informacioni per situaten ne territorin e Qarkut Shkoder.

Nga Komisariati i Policise Puke:
Ne disa segmente te rruges se Iballes situata paraqitet e renduar per shkak te sasive te medha te debores ne rruge.

Nga bashkia Shkoder , nuk raportohen probleme momentalisht. Aktualisht rruga Boge – Theth eshte e hapur.

Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme te EC.

Nga bashkia Vau Dejes , nuk raportohen probleme te EC.

Nga bashkia Fushe Arrez , ne territorin e bashkie reshjet e debores kane pushuar dhe trashesia e saj i kalon 30 cm.
Rruget nacionale jane te hapura dhe qarkullimi kryhet per automjete te paisura me zingjire.
Ne rruget rurale po punohet per pastrimin dhe kthimin e tyre ne normalitet.

Nga bashkia Puke, nuk raportohen probleme te EC. Trasheshia e debores ne kete bashki arrin rreth 5 cm, momentalisht rruget jane te hapura.