Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim i lehtë në qendër të Shëngjinit

Një incident është shënuar pasditen e sotme në qendër të Shëngjinit, ku një defekt në linjën elektrike ka shkaktuar shkëndija dhe një shpërthim të lehtë.

Si pasojë, kabulli është këputur dhe ka rënë në rrugë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në atë moment.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, policia bashkiake dhe punonjes të OSSHEE të cilët kanë larguar fillimisht kabullin për të shmangur rrezikun e mëtejshëm si dhe kane nisur nderhyrjen per riparimin e defektit.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për zonën nga shkolla deri tek lagjja e Portit, derisa të riparohet defekti.

Related posts

I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani…

Autostrada Muriqan – Lezhë/ Prezantohet projekti në Shkodër…

Bardh Spahia: Kënaqësi ta nisësh ditën me një kafe mes figurave të vlerësuara të qytetit tonë…