Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

BARDH SPAHIA: SHËNDETËSIA “FALAS” QË PO I KUSHTON JETËN PACIENTËVE!

Kandidati per deputet i PD ne Shkoder, Bardh Spahia, ka reaguar per sistemin shendetesor ne Shkoder.

Spahia shkruan: Prej kohësh, Spitali Rajonal i Shkodrës nuk ka shërbim të Rezonancës Magnetike, duke lënë pa ekzaminim pacientët që paraqiten në qëndrën më të madhe të shëndetit në veri.

Ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën me “shëndetësi falas” dhe “standarde europiane”, qytetarët e Shkodrës dhe gjithë veriut po sorollaten, pa diagnozë, pa ndihmë dhe pa zgjidhje! Në këto orë kam marrë me dhjetra denoncime për këtë skandal, që qytetarëve të vetmen përgjigje mjekët detyrohen t’u japin, drejtohuni Tiranës ose privatit.

Qarku i Shkodrës dhe i gjithë veriu nuk ka një rezonancë të dytë, edhe pse ajo është një domosdoshmëri, duke patur parasysh numrin e lartë të qytetarëve që përgjatë një viti kanë nevojë për këtë ekzaminim.

Çdo ditë e më tepër qytetarët po shohin se si shëndetësia falas ekziston vetëm në propagandën e qeverisë, pasi në realitet, sëmundja paguhet shtrenjtë, me para, kohë dhe shpesh me jetë! Kjo është braktisje shtetërore, jo shërbim shëndetësor!

Prandaj në 11 Maj, shkodranët dhe shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’i dhënë fund kësaj situate të rëndë, duke votuar PD-në dhe programin e saj që ka në fokus qytetarin.

Related posts

Muaji i Fotografisë, përkujtohet Hilmi Mustafa…

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, shpalos objektivin e tij

Redi Jupi: Në këtë kampionat më shumë do të mbahet mend Egnatia se i pari dhe i dyti. Për të mundur 0-4 Vllazninë duhet të…