Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

2 aksidente brenda pesë minutash në Shkodër

Shkodër/Informacione paraprake

-Rreth orës 11:50, në lagjen “Tre Heronjt”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

-Rreth orës 11:55, në bulevardin “Skenderbeu” mjeti autobus me drejtues shtetasin L. D., ka përplasur këmbësoren shtetasen L. Z., 67 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

Related posts

VIDEO/ Mesnatë e frikshme në Shkodër, 83-vjeçari merr çiften dhe hap zjarr nga ballkoni, shpëtojnë mrekullisht tre të rinj…

Shkodra i jep lamtumirën e fundit kampionit të boksit shqiptar Viktor Martini, homazhe në hollin e Prefekturës…

100 vjetori i një legjende, përkujtohet kolosi i futbollit shqiptar Loro Boriçi…