Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

U nis për të prerë dru në pyll, por nuk u kthye më. Policia jep detaje për gjetjen e 27-vjeçarit pas 4 ditësh kërkime

Kukës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.04.2025, për humbjen e kontakteve të shtetasit A.Ll., 27 vjeç me familjaret e tij, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Grupin e Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, Policinë Kufitare, Emergjencën Civile, banorët e zonës dhe familjarët e 27 vjeçarit, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 27 vjeçarit, në një zonë të pyllëzuar malore mes fshatrave Kishaj dhe Cahan.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimim e shkakut të humbjes së jetës së 27 vjeçarit dhe dokumentimit ligjor të rastit.

Related posts

BARDH SPAHIA: SHËNDETËSIA “FALAS” QË PO I KUSHTON JETËN PACIENTËVE!

Kupa “Agim Tafili”, Spahia akordon titullin e “Mirënjohjes” për veteranët e çiklizmit shkodran…

Spahia: Shkodra është qyteti që i ka dhënë aq shumë letersisë shqiptare…