Shkodra Post
Kronika

Pukë/ Një automjet del nga rruga dhe bie në lumin Fan, brenda ishin babë e bir…

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Related posts

Vrasja e 19-vjeçarit/ Drejtori i Policisë së Shtetit vizitë ‘blic’ në Shkodër, Rrumbullaku ultimatum: Të administrohen të gjitha provat dhe të zbardhet ngjarja 

Dy të arrestuar në Shkodër, kapen me lëndë narkotike në makinë…

Nje shperthim i fuqishem trondit qytetin e Shkodres, objektiv nje inspektor taksash…