Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. F., pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkodrës, për vjedhje. Në muajin shkurt, gjatë operacionit policor të koduar “Adoleshentët”, u zbardhën dhe u dokumentuan 53 vjedhje të kryera në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre me dhunë, nga shtetasi J. F. dhe 2 shtetas të tjerë të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. O., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet të modifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Benet Beci takim në Rrethina: Ata janë lodhur me fjalë, me premtime, me harresat sapo fushata mbaron

Bardh Spahia: Pulti ashtu si e gjithë zona e Dukagjinit vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore…

Benet Beci vizitë në familjen e artistave Naraçi…