Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Sulmet nga qentë endacakë/ Në një muaj, 30 raste në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër…

Nga një person paraqitet çdo ditë pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Shkodër me plagë në trup të shkaktuara nga kafshimi i qenve.Disa nga rastet në urgjencën e këtij spitali, viktima të kafshimit kanë përfunduar edhe vetë pronarët e kafshëve.Në momentin e parë që një person i kafshuar nga qeni mbërrin në urgjencën e spitalit, atij i injektohet serumi antitetanik, ndërsa vaksina kundër tërbimit nuk këshillohet nga mjekët, pasi në Shkodër nuk ka raste të dokumentuara. Rasti më i fundit është i tre ditëve më parë në zonën turistike të Shirokës ku qentë kanë sulmuar tre fëmijë. Këto janë disa foto të mbërritura në redaksinë tonë ku shihet qartë plaga e shkaktuar nga kafshimi i tyre. Për fat të mirë njëri prej fëmijëve është kafshuar në dorë dhe ka shpëtuar për mrekulli.

Kafshimet nga qentë endacakë janë një problem serioz që haset shpesh në qytetin e Shkodrës. Shpesh herë qentë janë agresiv sidomos në rastet kur nuk kanë kontrollet përkatëse të veterinerit duke u kthyer në një rrezikshmëri për kalimtarët. Për Shkodrën është emergjente gjetja e një zgjidhjeje për të mos lejuar zbarkimin e qenve në këtë qytet i cili u bë i pari në Shqipëri që ndërtoi një strehëz për kafshët por sërish është e pamjaftueshme duke parë këtë shtim të herë pas hershëm të qenve në mënyrë abuzive.

Related posts

Vodhën paratë e një pensionisti, procedohen penalisht dy punonjëse të postës Shkodër…

Flet trajneri i Vllaznisë pas humbjes së thellë: I kërkoj falje tifozëve, kam mbetur pa fjalë

Aksident me pasojë vdekjen në qytetin e Shkodrës…