Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Vllaznisë: Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por, nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes

Vllaznia u eliminua nga Kupa e Shqipërisë duke u mundur nga Egnatia. Trajneri Goce Sedloski u shpreh i mërzitur pas ndeshjes, por duke pranuar se skuadra e Egnatias nuk ishte më e mirë.

“Humbja në fund? Na ndodh që në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gol në minutat e fundit. Ishte një gjysmëfinale dhe të gjithë jemi të zhgënjyer pasi nuk e kemi bërë punën siç duhet.

Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por nga ana tjetër nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes. Kundërshtari nuk ishte më i mirë dhe penalltinë e anuluar nuk e di. Gjithsesi ata shkuan në finale dhe ne do të shohim ndeshjet që kanë mbetur.

Në 10-15 minutat e fundit duhen zëvendësime dhe nuk kemi kohë të flasim për kondicionin fizik pasi kemi ndeshje çdo 3 ditë. Kur ke kaq dëmtime duhet ndërruar edhe formacioni. Diçka nuk shkon. Pësojmë gol në të 90-ën. Çfarë të them tjetër?

Momenti i gabuar te Vllaznia? Jo aspak. Është mes nesh në dhomat e zhveshjes. Jo diçka e tmerrshme por kemi parë në fushë. Në çdo dy luftim ka pasur faull. Nuk po kërkoj alibi. Do të shohim veten që të mos pësojmë gol në minutën e 90”, u shpreh Sedloski për Oversport. /panoramasport

Related posts

IKMT zbarkon në Shirokë/ Forca të shumta policie dhe inspektoret pjese e aksionit…

Benet Beci shpërndan foto nga vizitat për festën e Fitër Bajramit…

EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë, makina përplas këmbësorin…