Shkodra Post
AktualitetSport

Redi Jupi: Në këtë kampionat më shumë do të mbahet mend Egnatia se i pari dhe i dyti. Për të mundur 0-4 Vllazninë duhet të…

Specialisti i futbollit, Redi Jupi, bëri një analizë të shkurtër të situatës aktuale në Kategorinë Superiore, teksa u ndal më së shumti te ecuria e Egnatias. I ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Kombëtares Shpresa, ndër të tjera deklaroi:

“Egnatia ka histori modeste në kampionatin shqiptar. Objektivi i një ekipi të vogël province është të krijojë emrin dhe brendin. Fitorja ndaj Vllaznisë 0-4, mund t’i japë më shumë se 3 pikë. Ishte një fitore që do të mbetet në histori. Ka disa lojtarë interesantë te Egnatia, që kanë gjurmët e tyre në këtë histori.

Fitorja 0-4 është shumë më shumë. Sot na duket si një gjë e thjeshtë dhe normale, por do të mbetet në histori. Për të mundur 0-4 Vllazninë duhet të bësh shumë.

Partizani në dy javët e fundit ka rritje, është më solide dhe e qartë. Mba ka kapur formë të mirë dhe është bërë pikë referimi përpara. Mund të mos i mjaftojë gjithë kjo, pasi ka bërë shumë gabime rrugës.  

Në këtë kampionat më shumë do të mbahet mend Egnatia se i pari dhe i dyti. Tirana është treguar më solide se Partizani, që u kujtua pak vonë. Me kaq gabime sa ka bërë, me duket pak e vështirë që të kuqtë të shkojnë drejt titullit. Të shpëtohet deri diku kampionati, se ndryshe do qe humbje e madhe për të gjithë tifozët”, u shpreh Jupi.

Related posts

Rama: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm…

EMRAT/ Vrasja dhe plagosja e babë e bir dje në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët

Edi Rama fushatë me gënjeshtra, Bardh Spahia i nxjerr videon nga strehëza e qenve…