Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21 vjeçari në pikën kufitare Hani Hotit…

PKK Hani i Hotit/ Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Transportonte shtetas pakistanezë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Related posts

Luizi lë Tiranën dhe shkon direkt në Shkodër, zbulohet arsyeja…

Shkrihen Albtelecom dhe One, nga 1 janari operojnë si një e vetme…

Shkodër/ Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër…