Shkodra Post
AktualitetSport

Java e 31 e Superiores luhet në dy ditë

Java e 31-të e Superiores luhet në dy ditë me pesë sfida të tjera interesante që do të vendosin fatet e këtij sezoni.

Të shtunën e 29 prillit, Bylisi do të presë në shtëpi Laçin në orën 15:00, ndërsa po në këtë ditë, Partizani luan në transfertë përballë Erzenit në orën 18:00.

Tre sfidat e tjera do të luhen të nesërmen, të dielën e 30 prillit.

Në orën 15:00 Tirana do të presë Kastriotin, ndërsa po në këtë orë Kukësi pret Teutën. Ndeshja që do të mbyllë javën është ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi” në orën 18:00.

JAVA E 31-TË

E SHTUNË (29.04.2023)

BYLIS – LAÇI 15:00
ERZENI – PARTIZANI 18:00

E DIELË (30.04.2023)
TIRANA – KASTRIOTI 15:00
KUKËSI – TEUTA 15:00

VLLAZNIA – EGNATIA 18:00

Related posts

Shkodër, 48 vjeçari i jep fund jetës me armën e gjahut/ Policia: Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes…

Vrasja e biznesmenit/ Llabani zbulon: Para një jave Ardian Nikulaj u konfliktua fizikisht me kryebashkiakun Ndreu…

Policia e Shkodrës arreston 27 vjeçarin, qëlloi me armë drejtë një marketi…