Shkodra mbi partitë.
Me këtë foto dua të ndaj një mesazh jo partiak megjithëse jemi në kulmin e fushatës për drejtimin e Bashkisë Shkodër nga Partia Socialiste ????:
Vjet në zgjedhjet e pjesshme vendore ku garonim për Bashkinë e Shkodrës me kandidaten @majlinda.angoni , si drejtuese politike veç sfidës së fitores kisha edhe atë të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe pa asnjë incident.
Megjithëse ne ju afruam shumë fitores, nuk e arritëm atë, ama fushata u zhvillua në një klimë krejtësisht qytetare dhe model për të gjitha zgjedhjet lokale në shkallë vendi, siç i ka hije djepit të kulturës, Shkodrës. Vendosja e Majlindës si koordinatore elektorale për qarkun dhe mbështetja e saj për kandidatin që po provon të njëjtën sfidë është një tjetër tregues i këtij modeli qytetarie.
Deri tani edhe kjo fushatë duket e qetë, si Parti Socialiste kemi angazhimin maksimal që fushata të finalizohet me fitore por për Shkodrën e cila është e duhet të vijojë të jetë mbi partitë duhet edhe që fushata dhe zgjedhjet të vijojnë të jenë të lira, të ndershme dhe të paqta.
Kandidati jonë, @becibenet kulturën e qytetarinë do e transmetojë deri në fund, pastaj zgjedhja si gjithmonë i takon qytetarëve të Shkodrës.
Na qoftë fushatë e mbarë,
#edonashkodren #tanebashke