Shkodra Post
Uncategorized

Kryebashkiaku Spahia i përgjigjet Ramës për mbjelljen e pemëve: Merre kontaktin e drejtoreshës së pyjeve…

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, lidhur me kërkesën e këtij të fundit, për bashkëpunim, që në territorin e Bashkisë së Shkodrës, të mbillen pemë me para të fushatës.

Shkresa në fjalë është përgjigjia që Spahia i ka kthyer letrës së kryetarit të PS Edi Rama, ku e adreson kreun e qeverisë te drejtoresha e pyjeve në Shkodër.

Socialistët kanë zgjedhur që paratë e fushatës së 14 Majit, që kanë marrë nga KQZ, ti adresojnë në mbjelljen e pemëve në bashki të ndryshme të vendit.

Kjo nismë filloi nga Tirana, ku u bë dhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryebashkiakë në rang vendi.

Related posts

Atentat ndaj babë e bir në Dukagjin, humb jeten babai, plagoset rëndë i biri…

Përdorte lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër…

Kamioni rrëzon mbikalimin e këmbësorëve në Shkodër…