Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i FunditSport

E paprecedentë/ Kërcënohen arbitrat, FSHF anulon ndeshjen e Superiores…

FSHF ka marrë një vendim të paprecedentë duke anuluar sfidën Kastrioti- Bylis e programuar për t’u luajtur sot në orën 15:00 në Kamëz për llogari të javës së 28 të Kategorisë Superiore. 

Nëpërmjet një komunukatë, FSHF bën me dije se nuk merr përsipër organizimin e ndeshjes pasi gjyqtarët e sfidës janë kërcënuar një ditë më parë.

Njoftimi

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi, arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare./ FSHF

Related posts

Incidenti i rëndë para fushatës, hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës…

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Sekuestrohen armë dhe drogë…

EMRI/ Ra nga skela ku po punonte, humb jetën rrugës për në spital punëtori në Shëngjin…