Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Pas protestës për rrugën e Dukagjinit reagon deputeti Benet Beci…

Deputeti i Shkodres, Benet Beci ka bere nje reagim ne rrjetin social Facebook ne lidhje me protesten per rrugen e Dukagjinit.

Postimi i plote:

Investimet publike – Rruga e Dukagjinit.

Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta.

Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.

Jam shumë i ndërgjegjshëm që mungesa e rrugës thellon problemet sociale dhe ekononomike të një zone të varfër dhe nxit edhe më tej braktisjen e zonës. Përtej rëndësisë sociale dhe ekonomike, rruga është aksesi i vetëm i një zone shumë të gjerë me tradita të jashtëzakonshme e më një komunitet që është fort i lidhur me zonën e vet.

Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.

Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë. Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiare të konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet.

Related posts

VIDEO/ Digjet një banesë në lagjen Kiras të Shkodres…

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Ish basketbollisti shkodran: Shkodra e zhgënjyer dhe e abuzuar nga politika. Të sigurojmë më shumë mundësi për sport dhe argëtim