Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Malësi e Madhe/ Goditi me mjet prerës vëllanë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme.

Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Izmir Smajlaj, i pafajshëm!

Zhdukja e Ervis Martinaj/“Kundërshtarët i dërguan mesazh që të vrasim në derë të shtëpisë”, Klodiana Lala: Jeton Lami është Kutia e Pandorës. Di gjithçka për…

Vllaznia në zi, ish-futbollisti Alban Hasani humb njeriun e dashur…