Shkodra Post
Lajmi i FunditPolitikë

“Benet Beci humb në qëndrën e tij të votimit”

Nga Eliona Shkreli, kryetare e PD Shkoder:

“Benet Beci humb në qëndrën e tij të votimit”.

2-postëshi si kryebashkiak dhe drejtues politik i Rilindjes del humbës në lagjen ku banon. Konkretisht, në QV 295 ku ai voton, fiton Partia Demokratike!

Pas numërimit të të gjitha votave, tashmë kanë dalë dhe rezultatet finale për secilën Qëndër Votimi dhe ajo që bie në sy është fakti se në qëndrën 295 ku Beci voton e rrjedhimisht edhe banon, ka shënuar humbje të partisë së tij të cilën ia besoi shefi i tij, Edi Rama.

Nga rezultati final rezulton se në QV: 295, PD mori 223 vota kundrejt 210 të PS-së. Ndërsa në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë Benet Beci mori 263 vota ndërsa Bardh Spahia 187, po ashtu Partia Socialiste doli fituese me 178 vota kundrejt 120 që mori koalicioni “Bashkë Fitojmë”!

Mjafton ky rezultat për të kuptuar sa i pabesueshëm është bërë tani kryebashkiaku nën hetim Beci, i cili vetëm dy vite pas grabitjes së pushtetit në Bashkinë Shkodër, rezulton humbës…..e në fakt “ç’të mbjellësh do të korrësh”- thotë një proverb popullor!

Drejtuesi politik rilindas njëkohësisht kryebashkiak, i rikthehet tashmë postit të kryebashkiakut (edhe për pak ditë) pas humbjes që pësoi jo vetëm në Qark por edhe në lagjen e tij! Kokëulur dhe nervoz për humbjen, “mbetja e riciklueshme” e Ramës tashmë duket se nuk do riciklohet më pas kësaj humbje por do përfundojë aty ku Rama çon të gjithë ata që ia prishin qejfin, në qelitë e burgut!

Këto zgjedhje dhe humbja e PS-së në Shkodër do jetë kosto për Benet Becin i cili shumë shpejt do lëshojë postin e kryebashkiakut të Shkodrës për t’ju bashkuar Velisë në ‘banesën’ VIP të ish pushtetarëve të rëndësishëm rilindas!

Ndërkohë, ora vazhdon numërimin mbrapsht për të….tik-tak, tik-tak

Related posts

Aksident pranë fshatit Beltojë në Shkodër, plagoset rëndë 61 vjeçari…

Emërohet drejtori i ri në burgun e Reçit…(EMRI)

Benet Beci: Mira është një emigrante që përgjegjësia qytetare për të votuar e ka sjellë në qytetin e lindjes…