Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Bardh Spahia: Benet Beci ka nisur hakmarrjen politike me shkarkime nga puna

Permes nje postimi ne facebook, Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj Benet Becit.

Spahia shkruan: Shuplaka që i dhanë bashkëqytetarët në 11 Maj dhe paniku nga akuzat që i ka komunikuar zyrtarisht SPAK, ja kanë prishur qetësinë kukullës së Edi Ramës dhe njeriut peng të bandave në Bashkinë Shkodër.

Tashmë Benet Beci, njeriu që po gëzon ditët e fundit në karrigen e grabitur përmes krimit, ka nisur hakmarrjen politike me shkarkime nga puna. Sepse nuk di rrugë tjetër përveç asaj të dhunimit, presionit, shkeljes së ligjit dhe hakmarrjes së sëmurë ndaj njerëzve që nuk kanë të njëjtat bindje me të.

Damiri është një kryefamiljar si shumë të tjerë që Beci dhe administrata e tij me një të rënë lapsi i kanë flakur në rrugë. Pa asnjë motiv apo bazë ligjore, por vetëm duke shpikur argumenta që do ti rrëzohen të gjitha në gjykatë, sic ka ndodhur me çdo punonjës të larguar në këto dy vite.

Abuzimi i radhës me pushtetin do ti kushtojë rëndë njeriut simbol të korrupsionit, që ka shumë llogari për të dhënë përpara drejtësisë e qytetareve!

Related posts

Ndalohet gjuetia e peshkut në liqenin e Shkodrës/ OMP thirrje peshkatarëve: Do të jeni objekt kontrolli…

Humb jetën 14 vjeçari në Barbullush, ra në kontakt me rrymën elektrike…

Një nxënës godet me karrige kokës mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”…