Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Shkodër, 21-vjeçari largohet nga banesa

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. M., 55 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi N. K. që u dëmtua nga ky aksident, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka kallëzuar një shtetase 33 vjeçe, se dyshon që shtetasi A. K. ka hapur llogari false në emrin e saj, në rrjetet sociale. Vijojnë hetimet për rastin.

Më datë 10.04.2025, ka kallëzuar shtetasi A. F., 59 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij shtetasi S. F., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Benet Beci Në tryezën për zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturën e qytetit dhe gjithë territorit të Bashkisë Shkodër, me arkitektë, inxhinierë, ndërtues…

Benet Beci: Në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar në bashkinë Shkodër…

EMRAT/ Shpërndanë ushqime në këmbim të votave në Shkodër, SPAK përfundon hetimet për katër të akuzuarit…