Shkodra Post
Lajmi i FunditPolitikë

Rama: Me 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota, na “ndihmon” edhe…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku çdo të martë e të enjte zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve.

“Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë Bashkimit Europian.

Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instinkt të fortë politik dhe për politikë nuk ua shkopin asnjë lloj qeni”, tha Rama.

Kryeministri ka shtuar se sipas tij mazhoranca do të marrë më shumë se 800 mijë vota, falë edhe diasporës.

“Ne marrim afro 800 mijë vota, këtë here do marrim edhe më shumë, për shkak të diasporës. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Se kush do të ndëshkohet në 11 maj… ja ku erdhi 11 maji. Për hir të tifozllëkut, nuk shohin fare realitetin, u duket zi nga të gjitha anët. Më vjen keq se vijnë zgjedhjet dhe më pas zhgënjehen”, tha ai.

Related posts

“Një fushatë e bazuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime”, PD- Rithemelimi: Ajo që po bën Edi Rama dhe kandidati i tij në Shkodër…

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, shpalos objektivin e tij

VIDEO/ Tom Doshi në Rrethina: Fitorja e psd dhe becit e sigurtë…