Shkodra Post
Sociale

Një tjetër investim në Shkodër / Nis rehabilitmi i sheshit mes pallateve në “Rrugën e Jezuitëve”…

Bashkia Shkodër po vijon investimet në qytetin e Shkodrës. Pas disa segmenteve rrugore ,të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit , aktualisht po punohet në rehabilitmin e sheshit mes pallatateve në bulevardin “Skenderbeg” pranë rrugës së “Jezuitëve” .

Kjo ndërhyrje për banorët është mëse e nevojshme pasi e gjithë kjo zonë ku jetojnë një numër i lartë banorësh ishte tejet e amortizuar dhe investimet mungonin prej shumë kohësh .

Investimi parashikon ndërhyrjen në sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza, ndërsa rruga do të shtrohet me pllaka betoni dhe gurë dekorativë.

Punimet për rehabilitmin e kësaj zone pritet të përfundojnë brenda 3 muajve, ndërsa shifra e këtij investimi kap vlerën e 12.969.000 lekë me tvsh.

Related posts

Festë në shtëpinë e të moshuarve/ Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar u festua edhe në Shkodër…

Nis puna për riparimin e urës së vjetër të Bunës/ Iniciativë e Benet Becit me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes…

Myftinia Shkodër shpërndan 200 pako ushqimore për personat në nevojë…