Shkodra Post
Kronika

M.Madhe/ Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje…

Malësi e Madhe Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon ngjarjen.

Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar. Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës. Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Policia e Shkodres njofton për arrestimin e dy përsonave për vepra të ndryshme penale…

Të shtënat me armë në Shkodër, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Një tjetër i penduar në horizontin e SPAK, “Shkodrani” flet për vrasjet me pagesë në disa qytete…