Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Shkodër, gjobiten 1746 drejtues automjetesh për parkim të gabuar…

Shkodër/ Shërbimet e qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi të saj, plan të posaçëm masash, në të gjithë territorin në juridiksionin e Policisë së Shkodrës, për të konstatuar parkimet e gabuara të automjeteve, në qytete (me fokus zonat në afërsi të shkollave).

Gjatë 2 javëve të para të implementimit të këtij plani masash, janë ndëshkuar me masa administrative 1746 drejtues automjetesh, të cilët duke parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, u bënë shkak për rëndimin e trafikut.Konstatimet e këtyre rasteve, rezultat i intensifikimit të kontrolleve në çdo aks të qarkut, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Kontrollet për konstatimin e parkimeve të gabuara, vijojnë.Policia e Shkodrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.

Related posts

Punishtja e parë e sapunit në Shqipëri është ngritur më 1897 në Shkodër…

Shkodër/ Ndalohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…

EMRI/ Humb tragjikisht jetën 65 vjeçari, ra në kanalin me ujë në Vukatanë…