Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”, në pranga 44 vjeçari…

Shkodër/ Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”.

Bashkautor për kultivimin e 116 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, më datë 2 qershor, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.Gjatë operacionit “Vukpalaj” u arrestua autori tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor anticannabis të koduar “Vukpalaj”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 44 vjeç.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 02.06.2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Related posts

Ndryshojnë çmimet, nafta shtrenjtohet! Sa do të shiten karburantet nga sot…

Stadiumi i ri, Partizani i ndryshon emrin

Censi i popullsisë dhe banesave/ Benet Beci pret në zyrë drejtoren e INSTAT…