Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSociale

VIDEO/ Pastrohen 15 ton mbetje afër urës së Bahçallëkut/ Bashkia apelon qytetarët dhe subjektet për mbajtjen pastër të ambientit…

Mbrëmjen e djeshme është ndërhyrë për pastrimin e pikës së grumbullimit të mbetjeve afër Urës së Bahçallekut, në hyrje të qytetit, një nga pikat më problematike kjo sa i takon hedhjes pa kriter të mbetjeve.

Puna për pastrimin e kësaj pike ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke bërë të mundur heqjen e rreth 15 ton mbetjeve të depozituara prej vitesh veçanërisht nga bizneset aty pranë.

Pak ditë më parë u vendos masë administrative, gjobë, ndaj një biznesi që depozitonte mbetje dhe ambalazhe në këtë pikë të lejuar vetëm për grumbullimin e mbetjeve urbane. Bashkia Shkodër apelon qytetarët dhe subjektet që të kontribuojnë në mbajtjen pastër të ambientit duke i depozituar mbetjet në vendet e lejuara.

Related posts

Një përballje e përgatitur nga News24/ Benet Beci publikon videon…

LAJMI I FUNDIT/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten karburantet në vend…

Bardh Spahia takim me qytetarët: Bashkë, për një të ardhme më të mirë!