Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Kapet furgoni i drejtorisë arsimore Bashkia Shkoder, po shpërndante qese me ushqime…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç.

Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Related posts

Polcia e shkodrës arreston dy përsona, gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike…

I vendoset lëndë plasëse një lokali në fshatin Rrjoll të Velipojës…

Bordi i Transparencës ka njoftuar një tjetër ndryshim të çmimit të karburanteve në vend.