Shkodra Post
AktualitetSport

Bylisi “kërcënon” para sfidës me Erzenin: Nuk ka asgjë të pamundur

Gara e mbijetesës është një çështje mjaft e nxehtë në Superiore.

Plot 4 ekipe i ndajnë 7 pikë teksa kanë mbetur edhe 12 të tjera në lojë. Erzeni, Kukësi, Bylis dhe Kastrioti janë 4 ekipet e mbetura që në 4 ndeshjet e fundit do të luftojnë për të shpëtuar sezonin e tyre.

Bylisin e vëndit të 8-të e ndajnë 4 pikë nga Kukësi i zonës play-out ndaj në këto sfida të fundit do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën duke filluar që nga sfida e rradhës, pikërisht me një rival si Erzeni.

Të mërkurën në orën 17:00, ballshiotët do të sfidojnë shijakasit në Niko Dovana me objektivin e vetëm, fitoren.

Përpara kësaj sfide, klubi Bylisit ndan me ndjekësit një postim në rrjete sociale me diçiturën: Nuk ka asgjë të pamundur!

Related posts

Si ju duket nusja? Motra e Luizit flet për herë të parë për Kiarën, zbulon raportin mes tyre…

Bashkia Shkodër merr në administrim pronën publike në pronësi të saj, Kinema “Millennium”…

“Plas” në Paris, PSG pezullon Lionel Messin