Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Egnatias: Goli në shtesë ishte tronditje për ne

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, mendon se gjithçka po shkonte sipas planit në ndeshjen e Kupës ndaj Vllaznisë, deri te goditja në shtesë. Ai pranoi se barazimi në fund kishte tronditur ekipin, por theksoi se skuadra do të gjente forcën të reagonte në sfidat e ardhshme, duke filluar nga ajo ndaj shkodranëve në kampionat.

“Për atë që u paraqitëm, në ndeshjen e parë u munduam të kontrollonim kundërshtarin e ishim poshtë linjës së topit, përveç 20 minutave të para, ishim gjithmonë në kontroll. Morëm atë që deshëm me golin, por eksperienca jo shumë e madhe në këtë gjysmëfinale, bëri të pësojmë një gol në minutat e fundit.

Gol që mund të ishte i evitueshëm, portieri nuk ka parë asgjë, ndaj shkuam te barazimi. Çunat dhanë maksimumin, kemi një ndeshje tjetër ditën e diel, shpresoj të marrim më të mirën.

Do bëjmë çdo gjë në ndeshjen e ardhme, shpresojmë që të mos kemi më kështu situatash se janë tronditje për të gjithë nga ne. Në dhomat e zhveshjeve kishte tronditje, u thashë “qetësohuni, se ka ndeshje tjetër”. Shpresojmë te ndeshja e kampionatit se ka ndeshje tjetër akoma.

Sa kalojnë ndeshjet e minutazhi, shtohet presioni te lojtarët. Kishim krijuar dy linja mbrojtje por kalon topi dhe shënohet gol. Është edhe pjesa e eksperiencës, jemi për herë të parë këtu.

Jemi të kënaqur me të gjithë, do mundohemi që në ndeshjen e kthimit të bëmë diçka më mirë e pse jo të shfrytëzojmë raste. Edhe sot, me shtyllën apo shfrytëzimin e rasteve të Zejnullait, mund të ishte rezultat tjetër, por gjithçka ishte e shkruar për një barazim sot.

Vllaznia e nisi lojën me shumë mesfushorë qendre dhe e përqendronte topin mes linjave, kishin lëvizshmëri mes linjave, u munduam të luanim me skema të ndryshme Deri te goli në fund bëmë shumë mirë”, tha Tetova për “Oversport” pas përfundimit të sfidës. /panoramasport

Related posts

Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale…

VIDEO/ Benet Beci takim me artistë: Ne duam që Shodra të kthehet në një qendër kombëtare të kulturës…

Në Iftarin e shtruar në njësinë administrative të Berdicës, Spahia: Zoti na i pranoftë lutjet dhe sakrificat e këtij muaji të bekuar…