Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Bylisit i bindur: Do të luajmë në Superiore edhe vitin e ardhshëm

Naxhi Shensoj, trajneri i Bylisit, mendon se me tre pikët ndaj Kastriotit, skuadra e tij ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitë.

“Me trepikëshin normalisht jam i kënaqur, por me lojën jo aq. Ishte një ndeshje emocionale, kush ishte më i përgatitur do të fitonte. Përparësia psikologjike ishte në anën tonë se kishim avantazh pikësh ndaj Kastriotit dhe mund të pajtoheshim deri diku edhe me barazimin. Kastrioti nuk kishte zgjidhje tjetër veç të fitonte.

Në Turqi thonë “uthulla e fortë dëmton enën e vet”. Kastrioti me agresivitetin e tepërt dëmtuan vetën, të kishin qenë më të qetë, ndoshta do të kishim parë një lojë më të bukur. Paguan faturën e lojës emocionale, se është ndryshe të jenë të përgatitur emocionalisht.

Nuk janë aksidentale gabimet por se nuk kanë qenë emocionalisht të përgatitur në nivelin optimal, ishin më shumë se duhej. Komplimente për Kastriotin se janë një skuadër që nuk e meriton këtë gjendje, e kanë vërtetuar edhe me fitoren me Laçin e Vllazninë në Shkodër.

Nuk meriton të largohet nga Superiorja një skuadër e cila mund Vllazninë që ka objektiva në Europë. Kjo do të thotë kanë kualitet, por kanë probleme brenda. Komplimente Çelës, e mbaj mend shumë keq prej 10 viteve më parë se në finalen e Kupës me Lacicn na shënoi golin në minutën ë 119. U kujtuam dhe përqafuam, ka për të qenë një trajner i shkëlqyeshëm se shihet se ka ide.

Suksese Kastriotit, por i dhamë mesazh të gjithëve se luanim mirë. Në duhej një fitore që të vërtetonim punën që kemi bërë. Tani ndoshta me 51% vazhdojmë deri në fund kampionatin për mbijetesë dhe tani po u japim tifozëve ballshiotë mesazhin që Bylisi nuk ka për t’u larguar prej Superiores.

Me Tiranën ishim ne para, me Vllazninë e lëshuam ne, ne kishim iniciativën e lojës dhe kjo fitore ishte për të vërtetuar që jemi në rrugë të mirë. Me Partizanin kemi traditë shumë të keqe. Por traditat janë për t’u kthyer ndaj edhe ekzistojnë, një ditë vjen e kthehet. Do të përgatitemi me këtë shpirt në dhomat e zhveshjeve që të thyejmë këtë traditë dhe fitojmë me të.

Ky është një sinjal dhe mesazh për të gjithë opinionin shqiptar se Bylis ka për të vazhduar të luajë në Superiore edhe vitin e ardhshëm. Do të na japë vetëbesim të madh. Me këtë lojë, do të jetë anëtari i Superiores në Shqipëri edhe në vitin e ardhshëm”, tha Shensoj për “Oversport” pas ndeshjes.

Related posts

VIDEO/ Arrestohen ne Vau-Dejës 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike…

“Nëse nuk e fiton do ia jap unë 100 mijë euro”/ Kush është biznesmeni i njohur që i premton shumën e majme Luizit…

Rriten të ardhurat/ Bushati: Velipoja ndikimin më të madh në sezonin turistik…