Shkodra Post
AktualitetSport

Njihuni me skuadrën më ‘agresive’ të Superiores

Mjafton kjo tabelë përmbledhëse e kartonëve, e përcjellë nga “Panorama Sport”, për të kuptuar se përveçse një skuadër që bën lojë të bukur dhe mundohet të dominojë kundërshtarët, Egnatia është edhe një skuadër mjaft agresive.

Rrogozhinasit janë skuadra më e ndëshkuar me kartonë deri më tani pas 29 javësh kampionat.

Përtej gjithçkaje të mirë në lojërat dhe rezultatet e veta, Egnatia duket “e tradhtuar” kur flitet për statistikat konkrete të ndëshkimeve. Rrogozhinasit janë i vetmi ekip i kreut, që ndodhet në fillim të kësaj renditjeje.

Bylisi dhe Kastrioti ndjekin, Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet më “fair play” deri në këtë fazë të sezonit. Befason edhe Teuta, që njihet si një skuadër shumë agresive, por renditet mes skuadra me më pak kartonë. Edhe Laçi është përmirësuar sa i përket këtij treguesi, pasi renditet mes skuadrave më “fair play”. /panoramasport

Related posts

Proçedohen penalisht 30 drejtues mjetesh në Shkoder/ Shtator, policia me dorë të hekurt për shkelësit e ligjit…

Orari vendoset prej “Big Brother”-it, ja kur do të luhet klasikja Vllaznia-Tirana…

Nis puna për riparimin e urës së vjetër të Bunës/ Iniciativë e Benet Becit me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes…