Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

(EMRI) Goditi për vdekje 8 herë me thikë biznesmenin italian, gjobë dhe 12 vite burg për 49-vjeçarin shqiptar…

Gjykata në Itali ka vendosur ditën e sotme dënimin me 12 vite burg, për shqiptarin Ilir Leba, 49 vjeç, i cili një vit më pare sulmoi dhe vrau me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini. Shqiptari, i cili edhe ai ishte një sipërmarrës kishte përfunduar në gjyq i akuzuar për vrasjen e agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave, në Scandicci (Firence) më 27 mars 2022.
 Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian. Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.

Si ndodhi ngjarja e 27 marsit të vitit 2022?

Viktima, agjenti imobilar Tommaso Dini 50-vjeç, u goditur disa herë me thikë gjatë natës së të shtunës. Pasi ishte goditur me thikë nga biznesmeni shqiptari, agjenti u shtrua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes kanë thirrur menjëherë ndihmën e policisë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.

Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. I arrestuari banues në Scandiçi është murator dhe ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij.

Related posts

Bordi Transparences ndryshon sërish çmimin e karburanteve…bie nafta…

Ujesjelles Shkoder njofton banoret, me datë 5 Prill do të ndërpritet uji i pijshëm në këto orare…

Stadiumi i ri, Partizani i ndryshon emrin