Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci vizitë në familjen e Mikel Çeka dhe Engjëll Çeka…

Për vizitë në familjen e Mikel Çeka dhe Engjëll Çeka, të cilët janë kujdesur të ruajnë dhe të dokumentojnë gjurmë të historisë së familjes, duke e kthyer shtëpinë në një mini muze.

Banesa e tyre, monument kulture, kategoria I, (1963) ruhet mjaft mirë e gëzon një strukturë solide 250 vjeçare dhe është e mbushur me detaje që të mahnisin. Në këtë banesë karakteristike, lindi dhe jetoi atdhetari i shquar Filip Pjetër Çeka, një ndër kontribuesit më të mëdhenj të degës Lidhja Shqiptare për Shkodrën. Në biseda me të zotët e shtëpisë, u bëmë edhe pak nostalgjikë…kujtuam historitë e familjeve tona, kontributin e tyre, krenarinë e përgjegjësinë që na kanë trashëguar. Kjo banesë është një provë e gjallë e vlerave të familjeve shkodrane, por dhe një thirrje për të treguar vëmendjen e duhur në ruajtjen e tyre e “nxjerrjen nga arka” të çdo pasurie të trashëgimisë kulturore që Shkodra i ka në çdo rrugicë të saj.

Related posts

Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës…

Prej 54 vitesh Besnik Sahatçija ushtron zanatin e orëndreqësit…

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Sekuestrohen armë dhe drogë…