Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, shpërndanin drogë…

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Tentohet të helmohet në burgun e Reçit Izet Haxhia? “Ilaçet dhe vitaminat t’i ka sjellë familja”…

Myftinia Shkodër shpërndan 80 pako ushqimore në prag të Fitër Bajramit…

Shkodër, Lëvizte me armë zjarri pistoletë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari